Shkarkohet drejtoresha e gjimnazit ‘Sami Frashëri’, ja çfarë bëri një ditë pas tërmetit

auto_teitaaaa1575662383.jpg

Një vendim katastrofik mund të quhet ai i drejtoreshë së gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Tiranë, Teuta Dobi, e cila sipas burime të sigurta të Abc Neës një ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, lejoi nxënësit të hynin në shkollë për të zhvilluar një provim në lëndën e gjermanishtes.

Sot është marrë vendimin për ta shkarkuar sot nga puna znj. Dobi.  Në kohën kur toka ende dridhej nga pasgoditjet e tërmetit 6.4 ballësh, drejtoresha mori guximin të çelë dyert e shkollës, duke rrezikuar jeten e nxënësve.

“Sami Frashëri” është një ndër shkollat që ka pësuar dëme të shumta dhe për pasojë është klasifikuar nga inxhinierët “jashtë funksionit”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303