fbpx

Shkarkohet drejtori i KESH-it, ja kush e zëvendëson

Screenshot_1-22.jpg

Në Ministrin e Infrastrukturës vazhdojnë lëvizjet e njëpasnjëshme të drejtorëve. Një tjetër lëvizje është bërë ditën e sotme, burime bëjnë me dije se është shkarkuar drejtori i KESH Agron Hetoja.

Ndërkohë po të njëjtat burime pohojnë se Benet Beci emërohet drejtori i ri i KESH. Nga viti 2005 deri më sot, Beci mbante postin e Drejtorit Ekzekutiv në Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Ai ka qënë gjithashtu edhe Anëtar i Komitetit të Kontrollit të Bankës së Kreditit të Shqipërisë për periudhën Shtator 2005–Janar

Benet Beci ka qenë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë për periudhën Shkurt 2008 – Tetor 2012.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303