Shkarkohet drejtori i Policisë Tiranë, ja kush e merr postin

Është shkarkuar ditën e sotme drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj. Ai mbante postin e drejtorit që nga shkurti i vitit të shkuar dhe zëvendës drejtor ishte Dhimitraq Ziu.

Ky i fundit do të marrë postin e Skënderaj, i cili do drejtojë policinë në Tiranë. Ky lajm u bë i ditur pas mbledhjes që u zhvillua në Drejtorinë  e Policisë, pas ngjarjes pranë gjimnazit të përgjithshëm ‘Petro Nini Luarasi’.

Pas mbledhjes, Skënderaj u njoftua më pushimin nga posti që mbante prej shkurtit të 2018./real-news.tv