fbpx

 Shkarkohet shefi ekzekutiv i spitalit, u infektua me Covid-19 dhe nuk mbante maskë

5b885c4e197e8332042a6219866fa7f6_L.jpg

Debati në lidhje me vendosjen ose jo të maskës për të zbutur përhapjen e koronavirusit i ka kushtuar shumë Shefit ekzekutiv të një spitali në Dakotës Jugore.

Kelby Krabbenhoft, shefi i spitalit Sanford Health, një organizatë mjekësore jofitimprurëse është i infektuar me Covid-19, por pavarësisht kësaj nuk vendosi maskë.

Madje, ai kërkoi që as vartësit e tij të mos vendosin maskë, pasi maska është si një gjest simbolik.

Krabbenhoft i dërgoi përmes email mesazhin për mos-mbajtjen e maskave punonjësve duke sfiduar kështu rregullat e vendosura në mbarë botën tashmë.

Në email, Krabbenhoft, i cili nuk është mjek, tha gjithashtu se ai është imun ndaj COVID-19 për të paktën shtatë muaj dhe për këtë nuk e kap virusi sërish.

Ky mesazh u përhap shpejt në popullatë dhe për këtë skandal, institucioni mori masa të menjëhershme duke e shkarkuar 62-vjeçarin.

Të shumtë janë ata që nuk e kanë preferuar mbajtjen e maskës për të mos përhapur Covid-19, por janë përballë me masa ndëshkimore të rënda.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303