fbpx

Shkatërrohet avioni më i madh në botë, Kuleba: Ne do triumfojmë

avio.png

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka deklaruar se avioni më i madh në botë, Antonov An-225M është shkatërruar.

Avioni u projektua dhe u ndërtua gjatë viteve të fundit të Bashkimit Sovjetik. Tashmë u shkatërrua gjatë luftimeve në aeroportin Hostomel pranë Kievit.

“Ky ishte avioni më i madh në botë, AN-225 “Mriya” (“Ëndrra” në ukrainisht). Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya’ tonë. Por kurrë nuk do të jetë në gjendje të shkatërrojë ëndrrën tonë për një shtet të fortë, të lirë dhe demokratik evropian. Ne do të triumfojmë!”- shkruan Kuleba.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303