Shkatërrohet banda e drogës në Greqi, 5 shqiptarë në pranga

Një bandë e trafikut të drogës është goditur nga policia greke.

Pjesë e saj ishin 5 shqiptarë dhe një grek, të cilët janë arrestuar nga autoritetet e shtetit fqinj.

Raportohet se policia ka arritur të sekuestrojë plot 84 kilogram kanabis, një makinë, 6 aparate celularë si dhe disa para.

Bëhet me dije se 6 pjesëtarët e bandës transportonin drogë nga Shqipëria drejt Greqisë./real-news.tv