fbpx

Shkatërrohet banda e drogës në Itali, 6 të arrestuar, 2 prej tyre shqiptarë

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë italiane, ku dy prej tyre janë shqiptarë.

Aksioni ka ndodhur në Toskanë, ku të gjashtë ishin pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se ky rrjet transportonte drogë, kryesisht kokainë dhe kanabis nga Shqipëria në Toskana, në bashkëpunim me mafiozët e organizatës kriminale ‘Ndrangheta.

Operacioni ishte koduar “Sabbia 2” dhe është në vijim të operacionit të realizuar disa muaj më parë, “Sabbia” ku u vunë në pranga 18 persona po të të njëjtit rrjet.

Droga transportohej përmes gomoneve nga deti, fshihej në brigjet e Pulias dhe më pas shpërndahej me makinë në Toskana. Sipas autoriteteve italiane kanabisi blihej me shumicë për 800 euro kilogrami dhe shitej deri në 4,500 euro.