Shkatërrohet banda e drogës në Itali, arrestohen 8 shqiptarë

Tetë shqiptarë kanë rënë në pranga ditën e sotme nga autoritetet italiane.

Raportohet se operacioni i policisë u zhvillua pikërisht në Trentino të Italisë, ku u gjet dhe më pas u sekuestrua një sasi e caktuar kokaine e pastër.

Bëhet me dije se banda e trafikut të drogës përbëhej nga 17 persona, ku 8 prej tyre ishin shqiptarë dhe hetimet ndaj tyre kishin nisur që prej vitit 2017.

Mësohet se droga shitej në Val di Non dhe në Brescia.

Ndërkohë, identitetet e të arrestuarve janë bërë publike nga autoritetet italiane./real-news.tv