fbpx

Shkatërrohet banda e trafikut të lëndëve narkotike, në pranga 19 persona

Screenshot_1-7.png

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të lëndëve narkotike dhe ka vënë në pranga 19 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë.Në kuadër të operacionit të koduar “SAUDADE-bis”, Guardia di Finanza e Milanos ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë trafik narkotikësh.Mediat bëjnë me dije së të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge mes Shqipërisë dhe Amerikës Jugore e Italisë.  Grupi kriminal trafikonte kryesisht marijuanë, hashash e kokainë përmes rrugës së Adriatikut dhe përmes rrugëve ajrore.Hetimet e operacionit kanë nisur në vitin 2016 nga Guardia di Finanza e Milanos e cila ka  sekuestruar rreth 2 tonë drogë me vlerë 5 milionë euro.Gjatë operacionit të sotëm policia italiane ka kryer disa kontrolle banesash dhe lokalesh ndërkohë që hetimet kanë zbardhur të gjithë degët e veprimit të grupit Kriminal.  Personat e vënë nën masa ndalimi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge e pjesëmarrje në aktivitet kriminal.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303