Shkatërrohet banda shqiptare në Itali

Untitled-1.jpg

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare që shiste kokainë dhe kryente grabitje në Riviera.

Karabinierët vunë në pranga dy anëtarë të bandës, të moshës 21 dhe 23 vjeç.

Në shtëpitë e tyre, karabinierët gjetën 200 gram kokainë të pastër.

Ndërkohë policia italiane ka shpallur në kërkim dy anëtarë të tjerë,  një çift bashkëshortësh  31 dhe 28 vjeç.

Sipas mediave italiane, burri dhe gruaja e kanë lënë Italinë disa muaj më parë duke u kthyer në vendin e origjinës.

Grupi shiste drogë në lokalet e natës. Përveç shitjeve të drogës, ata akuzohen edhe për vjedhje.

Policia italiane gjithashtu e akuzon grupin e shqiptarëve për tentativë zjarrvënie në muajin maj të këtij viti.

Ata ishin përpjekur për ti vënë zjarrin klubit të natës Perla Verde. Shkak ishte bërë xhelozia e njërit prej tyre për të fejuarën që punonte aty si “balerinë”.

Për këtë arsye, më 11 maj, disa anëtarë të grupit e kishin hyrë në një prej ambienteve të lokalit, duke e spërkatur atë me benzinë.

Kalimi i rastësishëm i një patrulle policie atë natë i kishte detyruar kriminelët të iknin përpara se të vendosnin zjarrin.

scroll to top