fbpx

Shkatërrohet çatia e pallatit 3-katësh nga reshjet e shiu, përmbytet i gjithi nga uji

catia.jpg

Një pallat 3-katësh në Lezhë është përmbytur së fundmi si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Besëlidhja”, ku çatia e pallatit është dëmtuar rëndë.

Uji i shiut ka depërtuar brenda apartamenteve në të gjitha katet dhe në bizneset që ndodhen në katin e parë.

Aktualisht nga parashikimet meteorologjike të IGJEUM, thuhet se deri në 11 janar do të ketë reshje intensive të shiut.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303