Shkatërrohet grupi kriminal i trafikimit të sirianëve nga Shqipëria

siriane.jpg

Pesë persona u arrestuan nga Policia në Shkodër në kuadër të një operacioni të koduar “Gre Hot” për akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, pas një hetimi disa mujor u arrestuan Ndue Ulaj, 33 vjeç, Sajmir Karaj, 34 vjeç, Florind Tole, 26 vjeç,  Griseld Dekovi, 24 vjeç, Gjokë Murçaj, 33 vjeç, si dhe u shpall në kërkim personi me inicialet P. P.

Ata siguronin pritjen, transportimin dhe ambientet e akomodimit si hotele dhe shtëpi banimi për të huajt e vendeve të treta, kryesisht sirianë, dhe bënin të mundur trafikimin e tyre nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Malit të Zi me destinacion përfundimtar vendet e BE-së.

Ky grup i strukturuar kriminal në trafikimin e qenieve njerëzore ushtronte aktivitetin nga shteti i Greqisë në qytetet Korçë- Elbasan- Tiranë- Lezhë- Shkodër- Malësi e Madhe dhe më pas kalimi në Malin e Zi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 3 automjete, të cilët përdoreshin për transportimin e shtetasve të huaj, një sasi Euro të gjetura personave të arrestuar si dhjetëra  telefona celularë dhe karta SIM.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303