Shkatërrohet një sistem digjital i paligjshëm i bitcoin-it

bitkoin-696x391-1.jpg

Policia polake theksoi se kishte shkatërruar një sistem digjital të bitcoin-it të paligjshëm në selinë e saj në Varshavë.“Një punonjës civil, jo një agjent policie (…), ka devijuar energjinë elektrike për sistemin digjital të bitcoin-it të paligjshëm, por fatkeqësisht kjo ka kaluar në mjediset e vetë policisë”, deklaroi zëdhënësi i policisë polake, Mariusz Ciarka për televizionin TVN24.“Ne e kemi zbuluar shumë shpejt”, theksoi ai pa dhënë detaje për kohëzgjatjen e kësaj shkeljeje.Ciarka theksoi gjithashtu se sistemi nuk kishte pasur akses në bazën e të dhënave të policisë.Sipas TVN24, punonjësi u shkarkua nga detyra dhe prokuroria po merret me këtë çështje.Kriptomonedhat si bitcoin-i funksionojnë në sajë të një rrjeti të decentralizuar.Pjesëmarrësit ose sistemet digjitale të bitcoin-it përdorin procesorë të fuqishëm për të bërë ekuacione komplekse që dëshmojnë pjesëmarrjen e tyre dhe marrin automatikisht bitcoin-in, një aktivitet shumë energjik.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303