fbpx

Shkatërrohet organizata e trafikut të drogës, në krye të saj disa shqiptarë

leke-droge.jpg

45 persona, prej të cilëve 10 janë arrestuar me masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa për 22 të tjerë janë vendosur masa kufizuese, pasi akuzohen për ‘krijim i një grupi kriminal me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës’.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar 20 kg drogë si dhe 117 mijë euro. Kërkimet u zhvilluan në nëntë provinca italiane, përfshirë Venecian, Vicenzan, Padovan, Milanon, Bergamo, Brescia, Pavia, Treviso dhe Bolzanon.

Hetimet filluan tre vjet më parë, pas sekuestrimit të një sasie kokaine, hashashi dhe marijuane ndaj një grupi marokenësh.

Hetimet çuan në sekuestrimin e disa ngarkesave të kokainës dhe hashashit (të destinuar për tregun venecian) dhe arrestimin e tregtarëve të drogës pranë autostradës Mestre dhe në lokacione të ndryshme në provincat e Venecias dhe Padovës.

Në krye të organizatës kriminale, ishin një grup shqiptarësh dhe italianësh që kishin zgjedhur qytetin e Marghera si bazë të tyre operative dhe kishin menaxhuar një trafik të gjerë droge në një mënyrë të strukturuar

në Tiranë. Ka lajmëruar ambasadorët e vendeve që kanë ndikim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303