Shkatërruan kopshtin për ta vjedhur, kapen mat 6 të miturit në Berat

lajm-i-fundit-3-3-47.jpg

6 të mitur janë vënë nën hetim në Berat për pasi u kapën në flagrancë duke shkatërruar ambientet e një kopshti.

“Gjithashtu po nga specialistët e Seksionit për Krimet u proceduan penalisht 6 shtetas të mitur, të moshave 14 dhe 15 vjeç, të gjithë banues në Berat, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e policisë duke shkatërruar ambientet e një kopshti me qëllim vjedhjen e sendeve të tij”, thotë policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303