fbpx

Shkelën masat anti-COVID, policia ndërpret dasmën, gjobitet i zoti i shtëpisë, të ftuarit dalin nga lokali

12F42CF8-A95E-4DA1-BF42-B3880D751FD4.jpeg

Numri i lartë i rasteve të reja me COVID në Kosovë, nuk ka ndikuar në organizimin e dasmave me shumë të ftuar në ambiente të mbyllura.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë ditën e sotme në një dasmë që po mbahej në fshatin Radac të Pejës.

Policia ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media se pronarit i është vendosur një gjobë prej 2000 eurosh ndërkohë që organizatori i dasmës është gjobitur me 200 euro.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303