fbpx

“Shkelini, asnjë mëshirë”, Guerrils lëshojnë kushtrimin për Partizanin

Screenshot_8-4.png

18:00, sytë nga derbi i kryeqytetit në “Air Albania Stadium”. Tribuna bosh sigurisht që e shtojnë keqardhjen, pasi sonte mund të kishte një tjetër natë spektakolare. Nuk do të ndodhë, pasi Guerrils dhe Fanatics nuk do të jenë aty. Gjithçka e kanë në dorë atë që zbresin në fushë.

Guerrils, në prag të ndeshjes, e kanë një mesazh të qartë për futbollistët e ekipit të tyre. “Mbytini, shkelini, shtypini ! Asnjë mëshirë, asnjë tolerim në asnjë moment, në asnjë rast! Luftoni, shkelmoni, shënoni! Dhe mos u ndaloni …

Jeni ekipi që e ka dominuar për vite me radhë derbin, dhe që keni përfaqësuar denjësisht historinë e dominimit të kuq ne kryeqytet!  Nuk është veç ndeshja e radhës … Forca çuna!  Forca Partizan! Ju kurrë nuk do të jeni vetëm”, shkruhet në postimin e ultrasve të kuq.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303