Shkëlqimi në shifra i Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri vijon të shkëlqejë në futbollin anglez. Këtë radhë jo për performancën në fushën e lojë, por për vlerën e kartonit të tij.

Observatori i Futbollit CIES e ka renditur atë midis lojtarëve si Cristiano Ronaldo dhee Alisson Becker, të cilët janë lojtarët që janë transferuar në klube të ndryshme gjatë merkatos së verës së kaluar.

Në listë janë dhe lojtarë të tjerë që nuk kanë ndryshuar klube, por performaca e mirë e tyre ka bërë që vlerat e kartonit të rritet.

Xherdan Shaqiri, i cili u transferua në verë te Liverpool për 14.7 milionë euro, ka pësuar një rritje prej 40.3 milionë euro. Pra aktualisht vlera e kartonit të futbollistit të përfaqësueses zvicerane vlerësohet me 55 milion euro. Ky është një rekord absolut për një futbollist shqiptar, që kap këtë shifër./real-news.tv/