Shkëmbim zjarri mes izraelitëve dhe palestinezëve

Forcat izraelite dhe palestineze janë përfshirë në një shkëmbim zjarri me njëra-tjetrën, në Bregun Perëndimor.

Sipas autoriteteve palestineze, një zyrtar i tyre është lënduar nga një armë zjarri, që erdhi si pasojë tensionimit të situatës në qytetin Nablus.

Ushtria izraelite tha në deklaratë se ushtarët e saj kanë identifikuar një grup të armatosur e më pas e zbuluan se ishin autoritetet palestineze të sigurisë. Raportet e mediave thonë që ushtarët hapën zjarr gabimisht.

Por zëdhënësi i forcave të sigurisë palestineze, Adnan Dmeiri, tha që Izraeli e dinte “saktësisht” se ku ishin të stacionuara forcat palestineze. Ai e akuzoi Izraelin për hapje zjarri “për arsye politike”.

Ushtria izraelite njoftoi nisjen e një hetimi për këtë rast por  palestinezët refuzuan që të jenë pjesë e hetimit të përbashkët.

Edhe pse kanë marrëdhënie të ftohta politike, Izraeli dhe Palestina kanë një bashkëpunim të ngushtë sa i përket Bregut Perëndimor dhe në atë pjesë e kanë një armik të përbashkët, militantët e Hamasit./real-news.tv/