Shkëmbim zjarri në një qendër tregtare, një i vdekur në Alabama

Një adoleshent ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri në një qendër tregtare në Alabama.

Autoritetet thanë, që ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orë 21:30 në Galerinë Riverchase të Hoover, pranë Birmingham.

Sipas policisë një sherr mes dy adoleshentëve ka degjeneruar në një shkëmbim me armë zjarri. Një nga të rinjtë ka arritur të largohet por është përballur me dy policë. Kapiteni Gregg Rector ka thënë në një konferencë për shtyp që një nga policët ‘ka hapur zjarr kundër tij’ dhe djali  ka humbur jetën.

Policia nuk e di se si filloi konfrontimi, por “ne nuk besojmë se 18-vjeçari ishte i armatosur”, tha komisari i policisë Hoover Capt Gregg.

Policia hapi zjarr, duke qëlluar adoleshentin dy herë në kraharor, sipas policisë.

“Një oficer i policisë i armatosur, i cili po punonte si roje sigurie në qendrën tregtare, u përball me personin e armatosur pasi ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe e qëlloi atë për vdekje”, -thotë policia në deklaratën e saj.

Qendra tregtare u mbyll për pjesën tjetër të natës, por u rihap para lindjes së diellit për pazarin e së Premtes së Zezë.

Lër një koment