Shkenca e konfirmon: Femrat kanë gjithmonë të drejtë, meshkujt jo

Në një studim të fundit u vërtetua se femrat kanë gjithmonë të drejtë dhe kjo lidhet ngushtë me fakitn që ato kujtojnë gjithçka.

Nuk është rastësi që burrat gjithmonë këshillohen të mos grinden me partnerin e tyre: është një betejë e humbur.

Debati me një grua është një betejë e humbur, sepse ato kujtojnë kollaj çdo detaj, kështu që arsyeja do të jetë në anën e tyre. Studimi i kryer nga universiteti mjekësor Karolinska Institute ekzaminoi një mostër prej 1.2 milion personash për një studim që zgjati 30 vjet.

Ky studim tregoi se gratë kanë aftësi më të mëdha se burrat në lidhje me kujtesën episodike.

Studimi konfirmoi që gratë i mbajnë mend mirë të gjitha ngjarjet e së kaluarës: momente, vende, biseda dhe emocione. Nuk është e vështirë të kuptosh pse kanë gjithmonë të drejtë!

Falë kujtesës episodike të zhvilluar, gratë mund të kujtojnë qartë se çfarë u tha dhe si u tha. Kjo i lejon të kenë avantazhin në çdo debat.

Kujtesa episodike nuk është gjithçka. Dihet që universi femëror ka një perceptim shumë më të zhvilluar të hapësirës sesa burrat. Kjo i lejon të orientohen në çdo rast, madje edhe në debate.

Truri i grave funksionon ndryshe nga ai i meshkujve. Është ai që ndërhyn duke kujtuar një detaj për të hedhur poshtë kundërshtarin. Debati me një grua përfshin shumë kohë dhe energji: ato gjithmonë do të kujtojnë gjithçka. Kjo është arsyeja pse burrat shpesh nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të pranojnë humbjen.

Pra, edhe shkenca na jep arsye të themi se është e kotë të insistosh: gratë kanë “shkencërisht” gjithmonë të drejtë!