Shkencëtarët e Indisë hedhin poshtë teoritë e Ajnshtajnit

Shkencëtarët në Indi kanë bërë deklarata të paarsyeshme, duke përfshirë atë që Hinduët e lashtë kanë shpikur studimin e qelizave staminale.

Disa akademikë në Kongresin vjetor të Shkencave Indiane i hodhën poshtë gjetjet e Isaac Newtonit dhe Albert Ajnshtajnit.

Por ekspertët thanë se vërejtjet në samitin e këtij viti ishin veçanërisht absurde.

Kongresi i 106 Shkencave Indiane, i cili u inaugurua nga Kryeministri Narendra Modi, zgjati nga 3-7 janari.

Kreu i një universiteti jugor indian përmendi një tekst të vjetër hindu si provë se hulumtimi i qelizave staminale u zbulua në Indi mijëra vjet më parë.

Një shkencëtar tjetër nga një universitet në shtetin jugor të Tamil Nadu u tha pjesëmarrësve të konferencës se Isaac Newton dhe Albert Ajnshtajni ishin të dy gabim dhe se valët gravitacionale duhet të quhen “Narendra Modi Waves”.

Dr KJ Krishnan deklaroi se Newton dështoi të “kuptojë forcat gravitacionale ” dhe se teoritë e Ajnshtajnit ishin “mashtruese”.

Kritikët thanë se tekstet e lashta duhet të lexohen por sipas tyre është e pakuptimtë të sugjerohet se ato përfaqësojnë shkencën.

Shoqata Indiane e Kongresit Shkencor shprehu shqetësime serioze në lidhje me deklaratat e bëra.

“Ne nuk u pajtuam me pikëpamjet e tyre dhe distancohemi nga komentet e tyre. Kjo është për të ardhur keq,” tha për agjencinë e lajmeve AFP sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Indiane të Kongresit Shkencor./real-news.tv/

Lër një koment