Shkencëtarët eleminojnë tërësisht HIV-in

Shkencëtarët kanë eleminuar për herë të parë HIV-in nga tërë gjenomi i minjve laboratorik, duke përdorur një ilaç me veprim të ngadaltë dhe redaktim të gjeneve.

Projekti, i publikuar sot, sugjeron se kjo teknikë me dy anë mund të jetë bazë për shërimin e parë universal në njerëz.

Testimet klinike në njerëz parashikohet të nisin në fillimin e verës së ardhshme.

Vetëm dy njerëz janë shëruar nga HIV, të dy kishin kancer të gjakut terminal dhe iu nënshtruan një transplantimi të rrezikshëm të palcës së eshtrave që i zhdukte të dy sëmundjet.

Por, teknika e transplantit nuk ka funksionuar tek askush tjetër – ishte vdekjeprurëse në disa raste- dhe në mënyrë efektive kërkon që pacienti të ketë HIV dhe kancer.

Tani, një ekip i udhëhequr nga një ekspert për HIV në Nebraska dhe një ekspert i redaktimit të gjeneve në Filadelfia ka paraqitur frytet e një projekti pesëvjeçar: përdorimi i një ilaçi me veprim të ngadaltë të quajtur LASER ART, që e lidh virusin, e ndjekur nga edituesi i gjeneve CRISPR Cas9 që e sulmon rrufeshëm atë.

Në një publikim të ri, ata zbulojnë se kjo metodë ka eliminuar me sukses HIV nga i gjithë gjenomi në një të tretën minjve të tyre laboratorikë.

/real-news.tv/