fbpx

Shkencëtarët gjejnë arsyen e numrit të ulët të riinfektimeve nga Covid19

koronavirus_ilustracni_web_1.jpg

Shkencëtarët kanë gjetur provat të forta se sistemi imunitar i njerëzve që shërohen nga koronavirusi reagon më shpejtë dhe në mënyrë të efektshme në rast se infektohesh për herë të dytë. Studiuesit në Universitetin Rockefeller në New York zbuluan se sistemi imunitar jo vetëm që e mban mend virusin, por përmirëson cilësinë e antitrupave mbrojtës. Në ketë mënyrë trupi i përgjigjet më shpejtë dhe më fuqishëm virusit nëse infektohesh për herë të dytë. “Është një lajm shumë i mirë”, tha Michel Nussenzweig, kreu i imunologjisë molekulare në Rockerfeller dhe autor i studimit.

“Pritshmëritë janë që njerëzit duhet të jenë në gjendje të prodhojnë një përgjigje të shpejtë të antitrupave dhe t’i rezistojnë infeksionit”, shtoi ai. Është e paqartë se sa kohë mund të zgjasë kujtesa e sistemit imunitar, por Nussenzweig tha se mund të sigurojë një mbrojtje për vite me rradhë. Zbulimi mund të shpjegojë pse ri-infeksionet e verifikuara nga virusi  deri më tani janë mjaft të rralla.

Kur njerëzit janë të infektuar me koronavirus, sistemi imunitar fillon një sulm të fortë në disa fronte. Një formë e mbrojtjes vjen nga qelizat T, të cilat kërkojnë dhe shkatërrojnë qelizat e infektuara, dhe kështu parandalojnë përhapjen e virusit.

Një front i dytë përfshin qelizat B, të cilat lëshojnë antitrupa në gjak. Antitrupat lidhen me virusin dhe e ndalojnë përhapjen e tij.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303