fbpx

Shkencëtarët: Ndryshimet klimatike favorizuan përmbytjet vdekjeprurëse në Evropë

58298857_401.jpg

Shkencëtarët thonë se përmbytjet vdekjeprurëse që shkatërruan Evropën veriore në korrik do të kishin me pak gjasa të ndodhnin në një botë pa ndryshime klimatike.Ngrohja globale bëri që reshjet e dendura të verës të ishin 3%-19% më të forta, sipas një studimi të botuar së fundi nga një grup ndërkombëtar studiuesish të klimës pranë World Weather Attribution (WWA).Ky hulumtim mund të luajë një rol kritik përpara zgjedhjeve të shtatorit në Gjermani, ku pati përmbytje me përmasa historike dhe vendi me numrin më të lartë të vdekjeve nga përmbytjet. “Këto përmbytje na kanë treguar se edhe vendet e zhvilluara nuk janë të sigurta”, tha Friederike Otto, studiuese e klimës në Institutin për Ndryshimet Mjedisore të Universitetit të Oksfordit dhe bashkautore e studimit, në një deklaratë për shtyp.Në mes të korrikut rrethi Blessem në Erfstadt në perëndim të Këlnit u mbyll plotësisht pasi lumi Erft pëmbyti rrugët dhe shtëpitë aty pranë.Përmbytja ishte aq e madhe saqë një gurore zhavorri në periferi të qytetit u mbush me ujë ndërsa skajet e saj u zgjeruan. Në gropën e hapur u rrëzuan ndërtesat dhe pjesët e një kështjelle.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303