fbpx

Studimi/Çfarë e vret pasionin në një lidhje

cifttttt.jpg

Studimet shkencore që janë publikuar së fundmi kanë treguar se çfarë e vret pasionin në një lidhje dhe arsyet pse njerëzit gjithnjë e më pak po bëjnë dashuri me partnerët e tyre.

Në fakt, psikologët kanë analizuar jetën seksuale të disa qindra pjesëmarrësve në studim, për të zbuluar përgjigjen e kësaj pyetjeje.

Sipas “The Sun”, arsyeja kryesore është mungesa e entuziazmit, ndërsa më pas në listë ndodhet edhe mungesa e hapësirës për vetveten dhe mungesa e kohës.

“Mungesa e seksit dhe mosmarrëveshja në këtë fushë pas një kohe të gjatë mund t’i ndajë njerëzit dhe të sjellë probleme të tjera në lidhje. Zbuloni me kohë dhe në këtë mënyrë ndërpriteni largimin”, thonë autorët e hulumtimit.

Në fakt, personi që kupton se partnerit të saj i mungon entuziazmi kur është në pyetje seksi, ndihet i/e shtypur.

Një prej arsyeve të shumta është edhe kalimi i kohës në punë, ndërsa në vend të katërt renditet edhe seksi i keq dhe moskuptimi i partnerëve rreth kësaj çështjeje.

Veç këtyre, arsye pse seksi me partnerin ju duket jotërheqës janë edhe zënkat, ndryshimi në karakater dhe keqtrajtimi. Edhe partnerët që janë bërë prindër, thonë se kanë shumë pak kohë dhe hapësirë për dashuri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303