fbpx

Shkenctarët paralajmërojnë: “Koronavirusi është vetëm fillimi”

Sipas shkencëtarve rritja e popullsisë së botës po na afron me kafshët e egra dhe kjo gjë na ekspozon ndaj viruseve të reja.

Fushata për Natyrën e National Geographic thotë se do të ketë viruse të reja si COVID-19 për shkak të shpyllëzimit dhe përdorimit të kafshëve të egra si ushqim.

Dr. Samuel Myers, nga “Planetary Health Alliance” thotë për “Independent”:

“Ajo që dimë është se kafshët janë një rezervat i madh me patogjenë, me shumë prej të cilëve nuk jemi ekspozuar ndonjëherë. Nëse afrohemi pranë tyre, ka shumë viruse të veçanta që mund të prekin njerëzit njësoj siç bëri COVID-19. Jam i sigurtë se do të kemi shumë viruse si ky që po kalojmë nëse vazhdojmë të shkatërrojmë botën”.