Hiqet energjia elektrike, studentët: Po na heqin zërin

protesta-5-1-600x450.jpg

Një numër i madh studentësh po protestojnë sot përpara godinës së Parlamentit në një kohë që brenda saj zhvillohet seanca plenare.

Ashtu siç kishin parlajmëruar, me pankarta në duar e thirrje të vazhdueshme, studentët vijojnë të refuzojnë ofertat e kryeministrit Edi Rama për dialog dhe kërkojnë plotësimin e 8 kushteve.

Për këtë tubim, studentët ngritën një podium ku kishte një foni me 5 bokse që zëri i tyre të dëgjohej sa më shumë.

 

Por, për shkaqe ende të paditura, energjia elektrike në zonën rreth parlamentit është shkëptur për të paktën 20 minuta.

Studentët kanë marrë megafonin duke thirrur: “Po na hiqet zëri, po na heqin të drejtën për të folur”.

Ata gjithashtu kanë ngritur në shenjë proteste letra të bardha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303