Shkodër, fasoneria në protestë

shkoder.png

Gratë e biznesit fason kanë dalë sot në protestë. Nga qyteti i Shkodrës ato kanë denoncuar kushtet e vështira të punës së tyre, dhe rritjen e vazhdueshme të normave nga ana e punëdhënesve.

Ato kërkojnë rritjen e pagave të tyre, ndërsa shtojnë se normat e vendosura janë të papërballueshme, dhe nuk mund të nxjerrin dot as një rrogë minimale.

Disa prej zonjave kanë më shumë se 15 vite që punojnë në fasoneri, dhe thonë se e kanë të pamundur që të vijojnë punën me këto kushte.

“Unë jam një punonjëse që kërkoj të na plotësojë kushtet që janë katastrofë, dhe të na rriten rrogat. Nuk do të rikthehemi në punë në rast se nuk marrim një përgjigje. Unë kam 7 vite që punoj këtu dhe kushtet nuk janë përmirësuar, po shkojmë edhe më dobët sesa kemi qenë”, shprehet një prej punëtoreve./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303