Shkodër/ Flamur Noka kërcënon Ramën: Ti je…

Ish deputeti i PD-së, Flamur Noka ka kërcënuar ditën e sotme nga Shkodra kryeministrin duke i përmendur dosjet që sipas tij, Rama dhe prokuroria i kanë fshehur.

Më tej, ai e ka quajtur Ramën bizantin dhe e keqja e këtij vendi.

“Ti dhe prokurorja jote politike i kishte fshehur dy dosjet të cilët ju varrosin ju politikisht. Ti e ke kthyer Policinë e Shtetit në ushtri privatë. Rama ik se shqiptarët nuk do të lejojnë të vazhdosh puçin tënd! Ti nuk mund të bësh grusht shteti sepse shqiptarët nuk do të të lejojnë ty. Ti je bizantin, sepse ke treguar që asgjë stë lidh me Europën. Rama ik, sepse ti je e keqja e këtij vendi. Rama ik, sepse ti ke mbajtur peng shqiptarët. Rama ik, sa nuk është vonë, sepse e ke katandisur si mos më keq këtë vend”, theksoi Noka./real-news.tv