Shkodër, ishin dënuar me 11.5 vite burg për drogë, dy të arrestuar

arrestim.jpg

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga ranë 50-vjeçari me iniciale P.Sh., banues në fshatin Mgulle dhe 63-vjeçari Gj.L., banues në fshatin Xhan.

“Ndalimi i shtetasit P. Sh., u bë pasi më datë 24.09.2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërsa ndalimi i shtetasit Gj. L., u bë pasi,  më datë 24.09.2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”,”-raporton policia.

Policia e Shkodrës ndaloi edhe shtetasin kosovar me iniciale F.M., 43-vjeç, banues në Gjilan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale ‘Lajmërim apo kallëzim i rremë.”

“F.M u arrestua pasi Gjykata Themeltare e Gjilanit, më datë 16.05.2019, ka lëshuar urdhër arresti për kundravajtjen penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë’’,”-raporton policia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303