fbpx

Shkodër/ Makina humb kontrollin dhe i bie pemës, plagoset drejtuesi

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një person mbeti i plagosur në një aksident rrugor në fshatin Rrenc të njësisë administrative Gur i Zi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme  ku drejtuesi i një mjeti, Edison Hyka, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë.

Si pasojë ai ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

“Më datë 19.02.2020, në orën 17:45, në fshatin Rrenc, Njësia Administrative Guri i Zi, Shkodër, mjeti tip Mercedez-Benz, që drejtohej nga shtetasi E. H. 32 vjeç, banues në Vrakë, Malësi e Madhe, si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili  është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve” njoftoi policia.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për aksidentin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303