fbpx

Shkodra nuk gjen qetësi, Covid ‘pushton’ Bashkinë, ja kush u infektua

Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Emilia Koliqi është infektuar me COVID-19.

Përgjigjja e testit ka dalë ditën e djeshme, ku ajo rezultoi pozitive.

Sakaq, bëhet me dije se ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vetëkarantinuar në banesën e saj.

Ndërkohë nuk dihet ende se ku mund të jetë infektuar nënkryetarja, por disa nga punonjësit e tjerë të bashkisë po bëjnë tamponët, pasi kanë pasur kontakt të afërt me Koliqin