Shkodra vlon nga protesta, Rama i provokon keq

edi-12.jpg

Në një kohë kur tensioni mes palëve ka arritur kulmin, dhe Shkodra është “një shesh betejë”, kryeministri Edi Rama ka bërë një “provokim”.

Në një reagim në Facebook, Rama ka publikuar disa foto të shëtitores së re në Shirokë, teksa shfaqet i ekzaltuar nga ritmet e punimeve.

“Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një ndërhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve”, shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTË

Vazhdon gur pas guri, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, projekti i transformimit të Shirokës magjike e të rrënuar në dekada të tëra harrese– Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një nderhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos–”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj, një potencial deri më sot krejt i fjetur dhe i jashtëzakonshëm i zhvillimit turistik të Shkodrës– #ShkodraqëDuam☀️ #ShqipëriaqëDuam—-

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303