Shkoi me pushime në Sarandë, rezulton pozitiv me COVID qytetari, çfarë i ndodhi?

ori.jpg

Vijojnë të shtohen rastet e personave që shkojnë me pushime dhe preken nga COVID.

Rasti më i fundit është ai i një personi nga Orikumi i Vlorës i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pasi vizitoi të shtunën qytetin e Sarandës. Ai shkoi në fundjavë për të pushuar me bashkëshorten e tij në Sarandë dhe u vizitua po aty pasi nuk ndihej mirë.

Po ashtu atij iu mor tamponi i cili u dërgua në Tiranë dhe përfundimisht rezultoi pozitiv me COVID-19. Por në fakt pas tamponimit, personi në fjalë u largua për në Orikum ku dhe po trajtohet aktualisht.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303