fbpx

Shkoi në Turqi për kurim, ndërron jetë nga COVID-19 kirurgu nga Kukësi, ishte dekoruar dhe nga Thaçi për kontributin e tij në Kosovë

shehu.jpg

Koronavirusi i ka shënuar një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun e njohur kuksian Shaqir Shehu, i cili nuk ka mundur t’i bëjë ballë virusit të rrezikshëm.

68-vjeçari Shehu prej disa javësh po kurohej në Turqi, pasi kishte rezultuar pozitiv nga koronavirusi, por nuk mundi t’ia dilte.

Mjeku kuksian, Shaqir Shehu, kirurg ortopedik, ka punuar prej shumë vitesh në Spitalin e Kukësit, por kishte emër edhe në Kosovë pasi ka shkuar në ndihme të të plagosurve të luftës, shërbim për të cilin është shpallur “Qytetar Nderi” i Kukësit.

Mjeku Shaqir Shehu ka pasur funksione të rëndësishme në jetën publike duke ushtruar edhe detyrën e Prefektit të Qarkut të Kukësit në periudhën 2002-2005.

Gjithashtu kirurgu Shehu është dekoruar edhe nga presidenti Hashim Thaçi në vitin 2019 për kontributin e tij në ndihmë të të plagosruve në luftën e Kosovës për liri.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303