fbpx

Shkoi për të kryer testin, modelin shqiptar e shtrojnë urgjent në spital

Rolando-Lekaj.jpg

Modeli shqiptar Rolando Lekaj, pak ditë më parë bëri me dije se do t’i vijë në ndihmë Shqipërisë duke dërguar 200 mijë maska për të gjithë mjekët shqiptarë, të cilët i konsideron heronj.

Rolando shprehet  se shkoi për një kontroll rutinë në spital, kur papritur mjekët e shtruan urgjent. Ai kishte qëndruar për 14 ditë në shtëpi, pasi ishte kthyer nga Gjermania me avion, ku kishin rezultuar dy persona të infekuar.

Në video, Lekaj shfaqet me tuba në fytyrë për ta ndihmuar për frymëmarrjen. Ai shprehet se situata është shumë serioze ndërsa bën thirrje të kemi kujdes.

“Jam në spital që ditën e hënë. Erdha për arsyen se mbarova karantinimin për 14 ditë dhe duhet të bëja analizat të sigurohesha që nuk kam asgjë të keqe. Unë mendoja se do të vija për analizat dhe do të shkoja në shtëpi, por është shumë ndryshe nga sa e mendojmë. Në momentin që kam ardhur në spital deri sot që bëra analizat shyqyr që ishte negative”.

Ai shprehet se për 3 ditë nuk ka fjetur sepse kishte frikë se mos testi i dilte pozitiv.

https://www.instagram.com/p/B-cmAOsloHs/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303