fbpx

Shkoi të inspektonte respektimin e masave amti-Covid në restorant, Polici përballet me të papriturën

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-6y2z7s2oapfcn5kveth2u15e6vtzsm9nte2kpdheezs.jpg

Një polic është sulmuar mbrëmjen e djeshme në një restorant në Prishtinë, ku teksa shkoi të inspektonte respektimin e masave anti-Covid, është sulmuar nga dy persona.

Sipas policisë të dyshuarit pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. B, Prishtinë 15.01.2021 – 22:15-22:56. Pas pranimit të informatës për mos respektimi të vendimit të qeverisë për respektimin e masave anti Covid 19 njësitë policore së bashku me inspektorët sanitarë kanë dalë në atë lokacion ku brenda në restorant kanë hasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303