fbpx

Shkolla shqiptare që s’ka njohur investim prej vitit 1967

durres-banke.jpg

Në të tilla kushte zhvillojnë mësimin nxënësit e shkollës 9 vjecare ‘Bedrie Bebeziqi’ në Durrës.

E ndërtuar në vitin 1967 në këtë shkollë nuk është kryer asnjë investim, çka ka sjellë amortizimin e kësaj ndërtese.

Nxënësit thonë për OraNews se kushtet janë të papërshtatshme dhe detyrohen të zhvillojnë mësim me banga të thyera e shpesh herë pa ndriçim.

Prind: “Fëmjët thonë se banjot në katin e katërt dhe pestë nuk ka dyer fare. Është skandaloze.”

Nxënëse: “Nuk ka fare kushte, si për gocat ashtu edhe për djemtë. Bankat janë skandaloze. Ulemi treshe sepse nuk ka vende.”

Situatën e pranon edhe drejtoresha e shkollës ‘Bedrie Bebeziqi’. Sipas saj ato pak investime që ka njohur shkolla janë bërë falë kontributit të prindërve.

Metaj: “Jemi shumë të shqetësuar. Ne po ngrejmë zërin që investimi i parë të bëhet për shkollën ‘Bedrie Bebeziqi’.”

Por në të tillë situatë ndodhet edhe shkolla Jusuf Pukta. Të dyja institucionet arsimore mbeten në pritje të investimeve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *