fbpx

“Shkollat mbyllen në 2 nëntor për 3 muaj”? Si është e vërteta? E-maili që po bën bujë

Si qëndron e vërteta e lajmit se shkollat do mbyllen në 2 nëntor për 3 muaj? E-maili që ka mbërritur në adresat e shumë mësuesve dhe prindërve se ministrja e Shëndetësisë ka vendosur që të mbyllë shkollat për shkak të situatës me COVID-19, ka bërë xhiro në rrjet.

Në emailin që publikohet si më poshtë thuhet se do të mbyllet procesi mësimor për shkollat publike dhe jo publike duke nisur nga data 2 nëntor, për një periudhë 3 mujore.

Burime zyrtare nga MSH përgënjeshtruan faktin se ishte marrë një vendim i tillë për mbylljen e shkollave dhe se e-maili është fals.