Shkon me tuta në emision, Alesia Bami ‘kap ngushtë’ Ervin Salianjin: Po kopjon Ramën…

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka qenë i ftuar në emisionin ‘Procesi Sportiv, i cili është paraqitur i veshur ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

Kësaj here, politikani kishte veshur një kostum sportiv, por bukuroshja Alesia Bami nuk ka ngurruar ta thumbojë paksa.

Alesia e krahason Salianjin me Ramën dhe e pyet mos është duke e kopjuar për veshjen.

“Mos po e kopjon çik Edi Ramën…”- i tha moderatorja duke qeshur.

Por ja përgjigja interesante që ai i ka kthyer.

“Jo, jo. Veshjen e sot e kisha për t’u dukur ndryshe, për t’ju përshtatur formatit të emisionit. Çitjanet i ka Rama,”– tha Salianji.