fbpx

Shkon në 33 numri i viktimave nga COVID-19, kush është 69-vjeçari që humbi jetën sot

Në 33 ka shkuar numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë, ku sot ka humbur jetën një tjetër.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se viktima është pacienti 69-vjeçar nga Tirana S. K., i cili ndodhej në terapi intensive tek Infektivi.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19”, tha MSH.