‘Shkon në 5 numri i personave të arrestuar pas lajmit të rremë për tërmet’

qytetar.jpeg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se numri i gazetarëve të shoqëruar në polici pas raportimit të lajmit për tërmet që u cilësua si Fake News, ka shkuar në pesë.

Statusi i plotë

Bastisja dhe arrestimi i gazetarëve në detyrë nga narkopolicia të Syri.net dhe Syri TV; Artan Cena, Aurel Rakipllari, Ermal Rizai, Gelsi Bakollari, si një medie që në emër të transparencës iu thotë qytetarëve të vërtetën që fsheh dhe manipulon makineria e shpifjeve, trillimeve dhe të paqenave e Edvin Kristaq Mafisë dhe narkoshtetit të tij.

Gjithashtu narkopolicia ka ndaluar dhe gazetaren e “Shekulli”, Daniela Grica.

“Ky akt kriminal, atentat ndaj shtypit të lirë u ndërmor sepse ata ritransmetuan një lajm, të cilin i pari e kishte dhënë Tele Blushi, në të cilin njoftohet se nga motet e mëdha që shoqërojnë termetet mund të ketë edhe përmbytje.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt tipik skiziod paranojak të Edvin Kristaq Mafisë dhe narkoshtetit të tij dhe iu bëj thirrje organizatave ndërkombëtare të lirisë se mediave të denoncojnë dhe dënojnë pranë OKB dhe Këshillit të Europës Edvin Mafinë dhe regjimin e tij të gangsterëve të drogës dhe krimit”, shkruan Berisha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303