fbpx

Shkon në 927 numri i të prekurve nga COVID-19 në Kosovë, ja sa u infektuan brenda 24-orësh

teste-covid.jpeg

IKSHPK ka konfirmuar 8 raste të reja me COVID-19 në Kosovë brenda 24-orëve të fundit. Numri i të infektuarve ka shkuar në 927 në total.

Nga këto 8 raste pozitive, 4 janë nga Rahoveci, 2 nga Mitrovica dhe 2 nga Vushtrria, ndërsa nuk ka patur asnjë të shëruar.

Njoftimi i IKSHPK-së:

TETË RASTE ME COVID-19!

Sot më 13 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 8 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Rahovecit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rahovec), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri).

Nga data 08 shkurt deri më 13 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 10.642 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 927 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

 

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303