Shkon në nëntë numri i të vdekurve nga virusi kinez

Kinna-600x360.jpg

Ka shkuar në nëntë numri i personave të vdekur nga virusi misterioz në Kinë. Përpos të vdekurve, 440 persona të tjerë janë të infektuar me këtë virus.

Autoritetet kineze kanë thënë se i kanë shtuar masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit të rrezikshëm, i cili shkakton temperaturë të lartë dhe probleme me frymëmarrje, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Rastet e para të këtij virusi u shënuan në qytetin kinez, Wuhan, ndërsa tashmë virusi është përhapur edhe në vende të tjera, përfshirë Tajlandën, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara.

“Ndonëse rruga e përhapjes së virusit ende nuk është e qartë plotësisht, ka mundësi që ai të pësojë mutacion dhe të përhapet edhe më shumë”, tha Li Bin, nënkryetar i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Ai tha se janë marrë masa për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit, përfshirë kontrollimin e temperaturës trupore të pasagjerëve nëpër aeroporte.

Në mesin e simptomave të këtij virusi përfshihen problemet me frymëmarrje, temperatura e lartë dhe kollitja.

scroll to top