Avokati kërkon ‘shkëmbim’: Rexhepi në liri, Xhisiela në burg!

Gjykata e Apelit në Tiranë nuk ka marrë parasysh kërkesën e Rexhep Rrajës për tu hetuar në liri dhe për të qëndruar pranë nënës së tij e cila vuan nga një sëmundje e rëndë shëndetësore, duke i mbetur edhe pak kohë jetë.

Djali i deputetit socialist Rexhep Rraja është vënë nën akuzë për “përndjekje” pas një historie të gjatë denoncimesh dhe tërheqjesh të deklarimeve nga ish- e dashura e tij Xhisiela Maloku. Rexhep Rraja nuk ka qenë i pranishëm në seancën e mbajtur sot në Gjykatën e Apelit, ku avokati Ilir Murati kishte kërkuar ndryshimin e masës së “arrestit me burg”.

Në vend të tij, për ta mbështetur dhe për të kërkuar lirinë, ishte vetë Xhisiela, e cila në këtë episod të historisë është duke kërkuar lirimin e Rexhep Rrajës. Këmbëngul se i sajoi të gjitha denoncimet nga xhelozia, edhe pse një raport i mjekësisë-ligjore konstatoi shenja të dhunës në trupin e saj, njëjtë sic ajo deklaronte teksa bëri kallëzimet në polici në korrik të këtij viti.

Në këtë linjë, edhe avokati Ilir Murati, thotë se vendimi i Apelit për të lënë në fuqi masën e “arrestit me burg”, është një diktat i politikës. Vetë politika u bë pjesë e kësaj historie, pasi sipas denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu që bëri për herë të parë publike ngjarjen, flitet për kërcënime që i janë bërë vajzës nga njerëz të pushtetshëm veshur me kostum deputeti, ndërsa vetë policia pati çedime me procesin e marrjes në pyetje të Xhisielës dhe Rexhep Rrajës pas kallëzimeve.

Teksa 25-vjeçarja shkoi për të kërkuar lirinë e ish-të dashurit me të cilin tashmë thotë se ka raport të mirë miqësor, avokati i Rexhep Rrajës, thotë se në burg duhej të ishte Xhisiela dhe jo klienti i tij.

Sipas tij, Xhisiela Maloku ka bërë denoncimet dhe më tej i ka tërhequr ato si të pavërteta, arsye që duhej ta ndiqnin atë penalisht për kallëzim të rremë.

Konflikti ka nisur në korrik të vitit 2018, që kur Rexhepi iku me një të dashur tjetër në plazh. Xhisiela i ka thënë se nëse ti ikën sërish në Sarandë me të dashurën e re, unë sërish do të të kallëzoj. Në akt ekspertimin mjeko-ligjor, nuk përcaktohet koha kur është shkaktuar djegia me cigare, apo dëmtimi me çdo mjet. Xhisiela ka pranuar edhe publikisht xhelozinë. Zotërinj gjyqtarë, përse nuk merret si e pandehur Xhisiela Maloku, për kallëzim të rremë. Rraja arrestohet vetëm se Emiljano Nuhu i ka vënë pistoletën në kokë“, ishin fjalët e avokatit para trupës gjykuese në seancë.

Kemi marrëdhënie shoqërore të mirë, erdha për ta mbështur, për të thënë të vërtetën”. “Ka vetëm një arsye, e bëra për xhelozi – tha Xhisiela – duke këmbëngulur se kjo është e vetmja e vërtetë dhe duhet të mjaftojë thjesht fakti që ajo e thotë. “Më mjafton vetmja ime, mjafton kjo, unë jam Xhisiela“, përfundoi e reja një prononcim të shkurtër për gazetarët teksa doli nga Gjykata e Apelit.

Trupa gjykuese që ka shqyrtoi kërkesën për lirimin e Rrajës përbëhej nga Shpresa Becaj, Zeqine Sollaku dhe Ridvan Hado, të cilët vendosën të lënë në burg Rrajën.

Masa ndaj meje është e padrejtë, keni shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut. Nuk kam tendencë të largohem, sa herë të më kërkojë prokuroria do paraqitem”. Kanë qenë këto fjalët e Rexhep Rrajës që janë transmetuar në gjykatë nga avokati.

Rexhep Rraja u arrestua me 30 shtator 2018.

Lër një koment