fbpx

Shkonte në Bularat, shoqërohet kreu i OMONIA

bularat-fredi-bejleri.jpg

Kreu i OMONIA-s për Himarën, Fredi Bejleri është shoqëruar në policinë e Gjirokastrës teksa po shkonte në fshatin minoritar të Bularatit për ceremoninë përkujtimore të 40-ave të Konstantinos Kacifas.

Në postbllokun e ngritur në lagjen “Punëtori” në Kakavijë bashkë me Bejlerin, nga forcat e Anti-Terrorit janë shoqëruar edhe 5 persona të tjerë.

Fredi ose Dionis Beleri nga Himara dyshohet se ishte pjesëmarrës me grupin grek MAVI më 10 Prill 1994 kur edhe u vra ushtari shqiptar, Arsen Llazar Gjini, 20 vjeç nga Semani i Fieri dhe oficeri Fatmir Sali Shehu, 34 vjeç, nga Tepelena. Vrasje e dy ushtarakëve shqiptarë ndodhi në repartin e Peshkëpisë në Gjirokastër.

Ditën e sotme në Bularat të Gjirokastrës është zhvilluar ceremonia e të 40-ave të minoritarit grek Konstandinos Kaçifas. Në nder të tij për të kryer homazhe në varreza dhe në meshë kanë shkuar banorë të fshatit, shumë të paktë në numër, disa nacionalistë të ardhur nga Greqia, si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe ish-ministri Spiro Ksera.

Deri tani vetëm dy prej të ndaluarve janë identifikuar. Njeri ishte efektivi grek i policisë së Igumenicës Marios Gogolos të cilit iu gjet armë zjarri në makinë teksa udhëtonte bashkë me një eurodeputet në rrugën Sarandë-Gjirokastër.

Nga ana tjetër bëhet e ditur se personi tjeter i ndaluar është Fredi Bejleri drejtuesi i shoqatës “Omonia”.

Të gjithë të ndaluarit akuzohen për thirrje me natyre raciste në territorin shqiptar.

Për një pjesë të tyre do te kërkohet shpallja “non grata” siç ndodhi me shumë shtetas të tjerë grek pas ceremonisë se varrimit 40 ditë më parë

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *