Shkrimi i fundit/ Testamenti i gazetarit të masakruar, Jamal Khashoggi

“Ajo që ka më shumë nevojë bota arabe sot është liria e shprehjes”. Me këtë titull, e cila tingëllon gati si një testament shpirtëror, Washington Post boton sot editorialin e fundit të Jamal Khashoggi, dorëzuar në gazetën amerikane nga përkthyesi i tij një pas zhdukjes së gazetarit në Stamboll.

Në artikulli, gazetari analizon pengesat për lirinë e medias nga raporti “Liria në Botë” në vitin 2018, në të cilën i vetmi vend i klasifikuar si “i lirë” në botën arabe është Tunizia.

Gazetari pastaj kujton pritshmëritë e mëdha të ndryshimit të sjellë nga Pranvera Arabe e vitit 2011 dhe zhgënjimet pasuese për “kthimin e këtyre vendeve ose në status quo e vjetër ose në kushte më të ashpra se më parë”.

Khashoggi denoncon arrestimet dhe censurën në botën arabe, nga Arabia Saudite e tij, në Egjipt dhe Liban, i cili “ishte xhevahir në kurorën e lirisë së shtypit në botën arabe, ra viktimë e paragjykimeve dhe të ndikimit pro-Iran i Hezbollahut “.

Lër një koment