Shkrimtari antishqiptar fiton ‘Nobel’, Cakaj revoltohet keq: Ky është akt i turpshëm

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar në lidhje me fitoren e shkrimtarit antishqiptar, austriaku Peter Handke.

Ai njihet më së miri për mbështetjen e shumtë ndaj Sllobodan Millosheviçit.

Handke ka qenë dhe një nga personat që ka mbajtur një fjalim në varrimin e ish-liderit serb, gjatë kohës së luftës, i njohur ndryshe  në historinë botërore si “Kasapi i Ballkanit”.

Ndërkohë, Cakaj ka shkruar në ‘Twitter’ se ky është një akt i turpshëm dhe ndihen i mërzitur nga vendimi.

“Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm”, shkruan Cakaj në Twitter.