Shkrimtari austriak Handke pranon çmimin Nobel, mes shumë polemikash

handke.jpg

Shkrimtari austriak Peter Handke ka pranuar Çmimin Nobel për Letërsi nga Mbreti i Suedisë Karl Gustav, në një ceremoni të organizuar në Stokholm.

Handke u vlerësua për punën e tij, e cila sipas vlerësuesve kishte shpirt zbulues dhe se ishte inspiruese për gjeneratat e ardhshme.

Handke është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Republikës Srpska që nga viti 2008 dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë që nga viti 2012.

Nderimi i tij me Nobelin për Letërsi u përcoll me reagime dhe kundërshti të mëdha nga vende të ndryshme të botës, kjo pasi Handke ishte mbështetës i Sllobodan Millosheviç dhe kishte mohuar gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pikërisht për këtë Shqipëria, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Afganistani bojkotuan ceremoninë e dhënies së çmimit.Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës kishte dërguar letër Akademisë Suedeze ku thuhej se Handke kishte mohuar krimet gjenocidale të Millosheviç, për të cilën kjo e fundit pati thënë se “Nobeli ndahej për arritjet në letërsi e jo për personalitetin e tij”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303